I ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk po arrin të pajtohet me suksesin e Policisë së Kosovës ndaj terroristëve serbë që ishin të mbështetur nga shtetit i Serbisë për ta deztabilizuar Kosovën duke kryer sulme terroriste. Por, Policia e Kosovës kishte arritur që brenda pak orëve ta shpartallonte grupin e terroristëve serbë.

Ndërsa, me këto dështime të terroristëve serbë që i ka sponsorizuar Serbia nuk po mund të pajtohet zyrtari i lartë i Beogradit, i cili ka zgjedhur që të propagandojë duke thënë se “në mesin e Policisë së Kosovës kishte edhe vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste”.

Dhe, sipas tij “në Banjskë ka pasur vrasës me pagesë të sjellë në Kosovë nga palë të ndryshme për të vrarë gjakftohtësisht serbët në Banjskë”.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e plotë të të ashtuquajturi drejtor për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

“A kishte në mesin e Policisë së Kosovës edhe vrasës me pagesë të trajnuar në kampe terroriste, detyra e të cilëve ishte të vrisnin serbët? A ishin ata vrasës me pagesë të sjellë në Kosovë nga palë të ndryshme të ngarkuar për të vrarë gjakftohtësisht serbët në Banjskë?”, ka shkruar në Twitter ai.

Were there, among the kosovo police, also contract killers trained in terrorist camps, whose task was to assassinate Serbs? Were those contract killers brought to PR from different sides tasked with assassinating Serbs in Banjska in cold blood?

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) September 28, 2023