Petkoviq reagon pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Pantiq

Petar Petkoviq është ankuar pas arrestimit të ish policit Pantiq nga autoritetet policore të Kosovës. Ai gjithashtu ka akuzuar kryeministrin Kurti se arrestimin e Pantiqit e ka bërë për hakmarrje politike

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq dhe ministri për Komunitete e Kthim i Kosovës, Goran Rakiq





I ashtuquajturi Drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka  reaguar pas arrestimit të ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës nga po kjo polici në Jarinje, Dejan Pantiq duk thënë se kjo është një hakmarrje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Kurtit, kanë arrestuar sot në …. në Jarinje, Dejan Pantiq, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili është larguar nga ky institucion më 5 nëntor së bashku me kolegët e tij, dhe i cili deri atëherë ishte i punësuar në stacionin policor në Mitrovicë”, ka deklaruar Petkoviq.

Sipas Petkoviq-it, Policia e Kosovës e ka arrestuar atë gjatë kthimit nga Serbia në Kosovë dhe e kanë dërguar në bazën e Policisë së Kosovës pranë vendkalimit.

“Bëhet fjalë për hakmarrje brutale dhe frikësim nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili vendosi të përndjek tani policët serbë, të cilëve, pa asnjë bazë apo provë, po përpiqet t’u atribuojë akte me të cilat nuk kanë lidhje, për të tentuar të frikësojë të gjithë. Serbët që nuk duan të vuajnë terrorin e tij dhe shkeljen e marrëveshjes. Me këtë Kurti dëshiron t’u hakmerret për largimin e të gjitha institucioneve në veri, përfshirë edhe policinë”, ka vazhduar duke akuzuar Petkoviq-i.

Ai ka thënë se ka njoftuar të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak si dhe do t’i informojë të gjithë përfaqësuesit përkatës ndërkombëtarë me një kërkesë të qartë që hakmarrja ndaj serbëve të ndalet menjëherë dhe të garantohet siguria e serbëve.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika