Petkoviq reagon pasi u festua pavarësia e Kosovës në Zyrën Ndërlidhëse në Beograd: Provokim i pastër
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd e ka kremtuar 15-vjetorin shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, por kjo ka bërë që drejtori i së ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, të reagojë. Petkoviq nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka Zyrë Ndërlidhëse, por vetëm […]
Zyra Ndërlidhëse e Kosovës në Beograd e ka kremtuar 15-vjetorin shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, por kjo ka bërë që drejtori i së ashtuquajturës Zyrë Serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, të reagojë.
Petkoviq nëpërmjet një statusi në rrjetin e tij social në Twitter, ka thënë se Republika e Kosovës nuk ka Zyrë Ndërlidhëse, por vetëm zyrtar ndërlidhës.
“Ky është një provokim i pastër i Kosovës. Sipas Marrëveshjes, nuk ka Zyrë Ndërlidhëse, por vetëm Zyrtar Ndërlidhës, zyra e të cilit ndodhet në ndërtesën e Delegacionit të BE-së. Ky tubim organizohet në sallonin e një apartamenti privat të marrë me qira nga Zyrtari Ndërlidhës i RKS dhe nuk mund të jetë Zyrë Ndërlidhëse”, ka shkruar në Twitter ai.
Më tej, ai ka akuzuar opozitën në Serbi, duke thënë se kanë të njëjtin mision me Kosovën.
“Fatkeqësisht, disa si Bosko Obradovic ishin të lumtur për atë ngjarje që të mund të sulmonin Serbinë dhe presidentin Aleksandar Vuçiq. Abuzim dhe vrazhdësi e pastër si nga opozita serbe ashtu edhe nga Kosova. Ata janë përsëri në të njëjtin mision”, ka përfunduar ai.
Овде је реч о чистој провокацији ПР! По Споразуму, не постоји Kанцеларија за везу, већ само официр за везу чији се радни простор налази у згради Делегације ЕУ. Овај скуп је организован у дневној соби приватног стана који изнајмљује ПР официр за везу и то не може бити званично!1/2 https://t.co/1DOoa2UO7B
— Петар Петковић (@PetkovicPetar) February 23, 2023















