Pas presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, me pjesëmarrjen e ulët të votuesve në veriun e Kosovës, është krenuar edhe drejtori i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ai ka thënë se numri i serbëve që dolën në këto zgjedhje mund të numërohet në gishtat e dorës.

Njëherit, duke komentuar deklaratën e ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ai ka porositur se “Veriu do të jetë përherë tokë serbe”.

“Nuk ka kurrfarë kushtëzimesh të Beogradit, por vetëm terror të Prishtinës. Veriu do të jetë përherë tokë serbe”, thotë ai, transmeton Tanjug.

На прстима једне руке @XSvecla могу да се преброје Срби који су изашли на лажне изборе. Неће🇷🇸 народ окупацију у коју желите да га уведете. Зар не видите празне улице, окупациони гаулајтери! Нема никаквих уцена Београда, само приштинског терора! Север ће увек бити српска земља! https://t.co/q3bQivz0oJ

— Петар Петковић (@PetkovicPetar) April 23, 2023

Kujtojmë se ministri Sveçla ka thënë se zgjedhjet e sotme do t’i neutralizojnë kushtëzimet e Beogradit dhe se Qeveria në Prishtinë është e interesuar që veriu  të jetë sikur çdo pjesë tjetër e Kosovës.

Që të tri komunat, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, kanë mbetur pa kryetarë të komunave që nga nëntori i vitit të kaluar. Kjo pasi serbët braktisën institucionet e Kosovës për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe.

Në garë për kryetarë të këtyre komunave janë 10 kandidatë nga tri subjekte politike, prej të cilave, vetëm një nga komuniteti serb.