Petkoviqi – Ambasadorit amerikan: S’ka normalizim të marrëdhënieve nën armë dhe mjete të blinduara

Petkoviq ka pretenduar se Kosova po bën thirrje për luftë, sepse sipas tij, Kosova po ndërmerr “veprime të njëanshme dhe joligjore në veri me vendimin për targa”

Petar Petkoviq dhe Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill,

“S’ka normalizim të marrëdhënieve nën armë dhe mjete të blinduara”, kanë qenë fjalët e Petar Petkoviq-it drejtuar Ambasadorit amerikan në Beograd, Christopher Hill, të enjten e 11 gushtit.

Petkoviq, drejtor i  së ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, është ankuar të Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës(SHBA) në Beograd, Christopher Hill, duke pretenduar se Kosova po bën thirrje për luftë, sepse sipas tij, Kosova po ndërmerr “veprime të njëanshme dhe joligjore në veri me vendimin për targa”.

Ai ka thënë se kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti “po ua shfaq armët serbëve” në Kosovë.

“Në anën tjetër, në vend të negociatave, Albin Kurti dëshiron t’ua shfaqë armët dhe t’i kërcënojë serbët në krahinë”.

Petar Petkoviq dhe Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill,

“Vetëm njoftimi nga Prishtina se në Bruksel nuk do të diskutohet për kartat e identitetit dhe targat serbe, as se Kurti është i gatshëm të formojë Asociacionin e Komunave Serbe, por po paralajmëron masa të reja të njëanshme nga 1 shtatori, tregon se Prishtina nuk dëshiron të ndërtojë paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në këto zona”.

Petkoviq ka përfunduar duke thënë se ata janë dëshmitarë të përpjekjeve të Kosovës për të shfuqizuar plotësisht dhe për ta bërë të pakuptimtë dialogun.

Petkoviq, nuk i ndal akuzat për krerët e shtetit

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika