Petkoviqit i ndalohet hyrja në Kosovë

Drejtorit të së ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i është ndaluar hyrja në Kosovë

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ia ka ndaluar hyrjen në Kosovë, të ashtuquajturit drejtor i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.

Ndonëse hyrja iu ndalua, arsye e ndalesës nuk është bërë e ditur nga MPJD-ja.

“Ju konfirmojmë se Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk e ka aprovuar këtë herë kërkesën e zyrtarit serb Petar Petkoviq për hyrje në Republikën e Kosovës”, thuhet në përgjigjen e MPJD-së për Portalin Dukagjini.

Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që Petkoviq ndalohet nga institucionet e Kosovës.

Ai edhe në vitin 2022 ishte ndaluar dy herë.

Për këtë e kishte njoftuar të dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së, të SHBA-së dhe të QUINT-it.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika