Petrovci: Shfaqjen e kanë keqinterpretuar, ish-ushtarët më kanë përkrahur

Një deklaratë e aktorit Enver Petrovci për luftëtarët u kritikua shumë nga mbështetësit e UÇK-së, pasi ai ndonëse nuk përmendi konkretisht krerët e UÇK-së, u pa si nënçmim ndaj komandantëve.

Për këtë ‘bujë’ kaq të madhe, aktori i njohur, Enver Petrovci, është shfaqur i përlotur derisa po tregonte një histori me një ushtar të UÇK-së.

“Jam plakë, jam ligë”, thotë Petrovci, derisa shton se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.

“Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, ka thënë Petrovci në Top Channel.

“E kanë shkurtuar, e kanë nxjerrë prej konteksti. Nuk e kanë bërë me qëllim, nuk kam argument. Ia kam kërkuar materialin. Lëshoni origjinalin”, shtoi Petrovci.

Ndërsa, moderatori Milaim Zeka i ka kërkuar falje në sy aktorit të njohur për deklaratat që i ka bërë disa ditë më parë, duke sqaruar se reagimi i tij ka qenë në momentet kur nuk ka qenë aq edhe i ‘informuar’ për rrjedhjën e intervistës së tij. Ndryshe, aktori Enver Petrovci në emisionin “Show i së Premtës me Adelina Ismajlin”, ka përdorur gjuhë përçmuese ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së, teksa thuri lëvdata për kryeministrin Albin Kurti.

Sipas Petrovcit, Kurti ka lexuar libra që nga mosha dy-tre vjeçare, ndërsa për ish-udhëheqësit e tjerë të shtetit thotë se erdhën rastësisht në shprehje duke u shprehur – sipas aktorit – se “lufta i ka bërë këta”.

“Unë menoj se Albini është ai që është, e nuk është mirë. Sepse Albini s’fullirat hiç. Ky është ky që është. Kështu mendoj, kështu mendoj. Ky është shumë i meçëm, jom i sigurt ma shumë ka lexu ky sesa krejt parlamenti bashkë. Ai nuk lexon tash se është bë kryeministër. Ky ka lexu prej kur është dy vjeç e gjysmë. Nejse mos ta teproj. Kur i ka bë gjashtë vjeç. Këta tjertë i ka lind koha. Lufta i ka ba këta. Këta kurgjo s’kishin qenë, po mos të kishin qenë në luftë. Kishin qenë do mësuesa do badigarda. Kurgjo s’kishin qenë hiç. Kishin kalu afër nesh… në televizion s’kishin mujt me hi. Këta i ka bë koha. Albini u bë vetë” – ka thënë Petrovci.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika