Pezullimi i liberalizimit? Franca s’ka fuqi ta marrë e vetme atë vendim

Çështja e liberalizimit të vizave ka marrë sërish vëmendjen e qytetarëve të Kosovës. Megjithatë gjuha e presidentit francez Emmanuel Macron e përdorur sot, sipas njohësve të politikave të BE-së, duhet të merret si mesazh për çështjen e dialogut dhe se ai i vetëm nuk mund të pengojë lëvizjen e lirë të kosovarëve në zonën Schengen

Presion diplomatik për dialogun mes Kosovës e Serbisë, po konsiderohet kërcënimi i bërë nga presidenti francez, Emmanuel Macron për mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave.

Gjatë ditës në një konferencë për media në Tiranë, Macron duke folur se si Franca ka mbajtur fjalën për heqjen e vizave ndaj kosovarëve, ka thënë se pret më shumë përgjegjësi nga palët në bisedime.

Njohësi i politikave të Bashkimit Evropian, Egzon Osmanaj thotë se ky kërcënim është më shumë një presion, që palët të fokusohen më seriozisht në procesin e dialogut.

“Mendoj se deklarata e Macron duhet të shihet e të kuptohet më shumë në prizmin e Samitit të Berlinit, e të marrëdhënieve fqinjësore rajonale, veçanërisht të Kosovës e Serbisë, është më shumë si një mesazh një lajm mund të ketë masa, mund të rishikohen këto përfitime që i ka arrit në dialog, dhe me i nxit palët më aktive e më konstruktive”, ka thënë Osmanaj.

Ai thotë se Franca nuk mund të marrë vendim që të pezullohet i gjithë liberalizimi i vizave, por mund të vendos vetëm për shtetin e tij. Madje Osmanaj thotë se nëse ndodhë diçka e tillë, do të ishte e paprecedentë dhe e papranueshme.

Dek: Egzon Osmanaj – Njohës i politikave të BE-së 02:06  02:25
“Është pothuajse e pamundur që prej një shteti individual me u pezullu ai vendim, çka mund të bëjë një shtet individual sikur në rastin e Spanjës, me pezullu ose me vendos pengesa që qytetarët e Kosovës me hy në atë shtet pa viza, kthimi prapa i këtij vendimi me vetëm prej një shteti është e pamundur”, vijon ai.

Se presidenti francez krijoi konfuzitet me deklaratën e tij e  thotë, edhe Demush Shasha nga Instituti EPIK.

Ai ka shkruar në Facebook se nëse se kjo çështje mund të konsiderohet serioze nëse qëndrim të njëjtë shfaq edhe Komisioni Evropian.

“Sot këshilla kryesore diplomatike për Kosovën është: buzëqesh dhe mos thuaj asgjë. Kosova ka kryer të gjitha detyrat e veta të shtëpisë dhe mund të rri komod për liberalizimin e vizave. Ne veç jena tu e prit të buzëqeshur 1 janarin 2024. Eh tash nëse Presidenti Macron ka një qëndrim të ri lidhur me liberalizimin e vizave është mirë të sqarohet. Sot ai vetëm ka konfuzuar me deklaratën e tij. Ka zero mundësi që Franca në mënyre unilaterale dhe krye në vetë të pezulloj liberalizimin e vizave. Kjo është ligjërisht e pamundshme. Kam thënë edhe më herët. Për mua rregulli i artë sa i përket pezullimit të liberalizimit të vizave është ky: mos merrni seriozisht asgjë deri sa nuk dëgjoni Komisionin Evropian duke folur për të. Deri atëherë çdo gjë që dëgjoni është pjesë normale e lojërave dhe negociatave politike”.

Ndërkohë që në platformën “X” ka shkruar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, duke publikuar një foto të flamurit të Francës me mbishkrimin “Ja pra”.

Ndërkohë Qeveria dhe Presidenca nuk e kanë komentuar kërcënimin e presidentit francez.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika