Pezullohen nga puna 13 punëtorë të Trepçës, iu ngrihet aktakuzë
Trepça ka njoftuar se 13 punëtorë janë pezulluar nga puna. Trepça përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se arsyeja kryesore e pezullimit të 12 punëtorëve të saj janë ngritja e aktakuzës. “Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna. Me vendim […]
Trepça ka njoftuar se 13 punëtorë janë pezulluar nga puna.
Trepça përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se arsyeja kryesore e pezullimit të 12 punëtorëve të saj janë ngritja e aktakuzës.
“Me datën 30.10.2024 z.B.S, z.B.I, z.SH.R, z.Z.I, z.Sh.O, z.P.B, z.B.H, z.D.H, z.F.B, z.R.B, z.B.H dhe z.Rr.L, janë larguar përkohësisht nga puna. Me vendim me nr.prot:6584 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.
“Me datën 30.10.2024 z.E.M është larguar përkohësisht nga puna. Me vendim me nr.prot:6583 të Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., pasi është ngritur aktakuza, duke u bazuar në nenin 73 par.1, nën paragrafi 1.1 i Ligjit nr. 03/L-212 të Punës si dhe nenit 19 par.1, nën paragrafi 1.1 i Rregullores nr.prot: 2906 të datës 30.7.2020 për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, vijon njoftimi i dytë.















