Pezullohen nga puna dy zyrtarët e përmendur në rastin Dehari

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka bërë të ditur se i ka pezulluar dy zyrtarë të cilët përmenden në rastin “Dehari”





Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka pezulluar nga puna, Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i drejtorit të Departamentit për Operativë Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogaj, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Në njoftim thuhet se ndaj këtyre dy personave “është iniciuar procedurë disiplinore për shkelje të rëndë lidhur me veprimet, mosveprimet në rastin e ngjarjes së rëndë në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, të vitit 2016”.

“Komisisini Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës ka vlerësuar se ushtrimi i deryrës në funksionet të cilat i kanë, pengon hetimin disiplinor apo mund të cenojë ushtrimin e përshtatshëm të detyrës”, thuhet në njoftim.

Sipas ShKK-së, Komisioni Disiplinor i Shërbimit Korrektues të Kosovës, ka vendosur që t’i pezullojë dy zyrtarët në mënyrë që të vazhdohet me “procedurat hetimore dhe të rishqyrtimit të të gjitha rrethanave lidhur me ngjarjen dhe përgjegjësitë”.

Për këta dy zyrtarë, para më shumë se një jave, kishte folur edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

në një konferencë për media të thirrur për të folur për vdekjen e Astrit Deharit në vitin 2016, ka thënë se provat janë manipuluar.

Haxhiu është shprehur se incizimet kur kishte ndodhur rasti në vitin 2016, të cilat sipas saj, supozohet t’i merrte së pari policia, ishin marrë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ajo ka bërë të ditur se “sipas legjislacionit në fuqi, në rast të ndonjë veprimi me elemente të natyrës penale, autoriteti kompetent për marrjen e incizimeve është policia”.

“Marrja dhe posedimi i incizimit të kamerave me aprovim të ish-drejtorit të Qendrës së Paraburgimit në Prizren, Destan Zogaj, të zyrtarëve Ylber Topalli, Burim Buleshkaj dhe anëtarë nga komisioni tjetër. Kjo përbën shkelje të legjislacionit penal dhe legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave”, ka deklaruar Haxhiu.

Ministrja e Drejtësisë ka thënë se incizimet e kamerave janë marrë nga data pesë, gjashtë dhe shtatë nëntor të vitit 2016.

“Është e rëndësishme të theksohet se incizimet e kamerave të sigurisë nga kryeinspektori i Ministrisë së Drejtësisë dhe zyrtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, janë marrë para se ato t’i merrte policia. Pra, nga data pesë kur ka ndodhur rasti dhe data 6, 7 nëntor të vitit 2016. Është e çuditshme sesi zyrtarët korrektues dhe kryeinspektori i MD-së, kanë marrë kamerat e sigurisë para organeve të ndjekjes”, ka thënë ajo.

Haxhiu ka theksuar se ata zyrtarë mund të kenë qasje në incizime, por sipas saj, nuk kanë të drejtë t’i marrin ato përmes USB-ve, dhe as para policisë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika