Pezullohet një zyrtar korrektues për përdorim të armës në detyrë, 12 të tjerë nën hetim për të shtëna në aheng privat
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka përdorur armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare. Rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejmë, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë veprimet përkatëse lidhur me këtë incident. Në një tjetër rast, ShKK […]
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka pezulluar nga detyra një zyrtar korrektues, i cili dyshohet se ka përdorur armë me gaz gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.
Rasti është proceduar në Policinë e Kosovës për trajtim të mëtejmë, ndërkohë që autoritetet kanë ndërmarrë veprimet përkatëse lidhur me këtë incident.
Në një tjetër rast, ShKK ka iniciuar procedura disiplinore ndaj 12 zyrtarëve të tjerë korrektues, që dyshohet se kanë shtënë me armë gjatë një ahengu privat, disa ditë më parë.
SHKK-ja ka njoftuar se është në pritje të raportit nga Prokuroria për të ndërmarrë masat e nevojshme.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar ndaj respektimit të ligjit, ruajtjes së integritetit institucional dhe garantimit të standardeve më të larta profesionale në përmbushje të misionit të saj”, thuhet në njoftim.















