Pezullohet protesta e njësive speciale

Në një njoftim nga Policia e Kosovës, bëhet e ditur se protesta e paralajmëruar nga Njësitë Speciale të Kosovës është pezulluar përkohësisht. Ky vendim erdhi pas takimit të NJSI-së dhe NJTME-së me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës. Gjithashtu, kryeministri Albin Kurti ka premtuar një takim zyrtar me menaxhmentin e PK-se dhe përfaqësuesit e këtyre njësive për të diskutuar kërkesat e tyre dhe gjetur një zgjidhje. Protesta do të mbetet pezulluar deri në një vendim tjetër

Njësia Speciale Intervenuese e Policisë

Protesta e paralajmëruar nga Njësitë Speciale të Kosovës është pezulluar.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Policia e Kosovës.

“Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, përmes njoftimit zyrtar kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot me 07.11.2023, nga ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, protesta e paralajmëruar është pezulluar përkohësisht pas takimit mes NJSI-së dhe NJTME-së me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Deri te pezullimi ka ardhur pasi njësive speciale i është kumtuar lajmi se kryeministri Albin Kurti do t’i presë në takim për t’i diskutuar kërkesat e tyre.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-së, së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftim.

Kjo protestë është pezulluar deri në një vendim tjetër.

Pjesëtarët e Njësitit Special Intervenues, ndryshe njësiti më elitar i Policisë së Kosovës, kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës më 1 nëntor.

Ata kanë kërkuar shtesa më të mëdha të rrezikshmërisë, si dhe kategorizim më të mirë të vendeve të punës.

Shija e redaktorit

Fëmijët e Suharekës mirëpresin serinë e re të librave të...

A do botoni libra të tjerë për moshën tonë? Kjo është kureshtja me të cilën u shoqërua takimi i nxënësve të Suharekës me Shtëpinë Botuese...

Libraria Dukagjini sjell promovimin e librit “Një Ditë Tjetër” të...

Të hënën, më 2 shkurt, ora 17:00 tek Libraria Dukagjini në Sheshin Nënë Tereza, në Prishtinë, hap dyert për promovimin e librit më të...

Nxënësit në Klinë e mirëpritën promovimin e 26 lektyrave nga...

Disa i kanë pasur në duar, e shumë prej tyre mezi presin t'i lexojnë lektyrat me personazhet e preferuara. ''Unë mendoj se pinokio është përrallë...

Të fundit nga rubrika