Pezullohet protesta e punëtorëve të RTK-së pas ndarjes së mjeteve buxhetore

Protesta e paralajmëruar për sot nga Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së është pezulluar, pas vendimit të Qeverisë në detyrë të Republikës së Kosovës për të alokuar 2.24 milionë euro për Radio Televizionin e Kosovës.

Vendimi u miratua të premten në një mbledhje elektronike të Qeverisë dhe synon të tejkalojë krizën financiare që la punëtorët e RTK-së pa paga për 13 ditë.

Në një reagim të përbashkët, sindikatat njoftuan se, duke marrë parasysh zhvillimin e fundit, kanë vendosur të pezullojnë protestën e planifikuar për sot në orën 11:30.

Megjithatë, ato paralajmëruan se do ta monitorojnë situatën dhe, në rast se pagat nuk ekzekutohen, protesta do të rifillojë.

Sindikatat theksuan se pezullimi i protestës nuk do të thotë se çështja është zgjidhur përfundimisht. Ato kërkuan nga institucionet përgjegjëse të sigurojnë financim të qëndrueshëm për RTK-në dhe pagesë të rregullt të pagave, duke theksuar se punëtorët nuk duhet të mbeten peng i bllokadave politike, neglizhencës institucionale apo dështimeve menaxheriale.

Në fund, Federata Sindikale e RTK-së dhe Sindikata e Punëtorëve të RTK-së falënderuan punëtorët për unitetin, solidaritetin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kësaj periudhe, duke vlerësuar se pikërisht ky unitet kontribuoi në tejkalimin e krizës.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika