Pfeiffer: Asociacioni nuk është zgjidhje, ndërkombëtarët po i bëjnë favor Serbisë

Dale Pfeiffer, ish-drejtori i USAID-it në Kosovë, ka deklaruar se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk është zgjidhje dhe nëse bëhet nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive, por të jetë vetëm një asociacion kulturor.

Ish-drejtori i USAID-it në Kosovë, Dale Pfeiffer, ka shprehur mendimin se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk përbën zgjidhje për situatën në Kosovë.

Në një intervistë për “FIVE” të Dukagjinit, Pfeiffer theksoi se ky Asociacioni nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se roli i tij duhet të mbetet kulturor.

“Mendoj që komuniteti ndërkombëtar duhet të shkojë një hap prapa dhe të flasë me kosovarët për situatën, se si e shohin vendin e tyre, botën, problemet e tyre dhe si duhet të merren me Serbinë. Asociacioni nuk është një zgjidhje, ndoshta mund të bëhet një zgjidhje më vonë. Por është një program i gjatë për t’i bërë serbët të jetojnë të lirë, ta kenë vendin e tyre në shoqëri dhe të ndjehen rehat. Kjo do të kërkojë kohë. Serbia ka një mentalitet të rëndë, me propagandën mbi 20 vite, ku serbët kanë qenë dhe nuk ka pasur një nacionalitet tjetër tek këta”, ka thënë Pfeiffer.

Ai kritikoi partnerët ndërkombëtarë të Kosovës, duke thënë se po i bëjnë favor Serbisë në përpjekjet për të zgjidhur problemin.

Sipas tij, Asociacioni duhet të jetë vetëm një organ kulturor, që u jep serbëve mundësinë të shprehin brengat e tyre, por nuk duhet të ketë një autoritet ekzekutiv.

“Ata po mundohen t’i bëjnë favor Serbisë për të zgjidhur problemin. Asociacioni duhet të jetë kulturor, i cili serbëve duhet t’u japë mundësi që të shprehin brengat e tyre, që të mos jetë një Asociacion politik, dhe nuk duhet të ketë një autoritet ekzekutiv. Nëse keni një Asociacion, pse mos ta kemi një për të gjitha minoritetet dhe një Asociacion për shqiptarët që të merren me çështje kulturore”, ka shtuar Pfeiffer.

Krahas kësaj, Pfeiffer vuri në dukje se kërkesat e ndërkombëtarëve nuk janë në interesin e Kosovës dhe se duhet të pyesin pse po e bëjnë këtë. Ai nënvizoi se promovimi i pajtimit etnik kërkon shumë vite dhe se krijimi i një Asociacioni politik do të lejonte Serbinë të ndikojë në çështjet e brendshme të Kosovës.

“Po kërkojnë gjëra që nuk duhej të kërkonin dhe që nuk janë në interesin e Kosovës. Dhe duhet të pyesin pse po e bëjnë këtë, për të zgjidhur problemin. Më herët më është thënë të promovohet pajtimi etnik, për këtë duhet shumë vite… ju e krijoni një Asociacion, çka ka arritur kjo? Ju veçse e keni një Asociacion dhe Serbia do të influencojë dhe kjo duhet të ndalohet. Serbia duhet të ndalojë për të udhëhequr pjesën e Kosovës dhe serbët e Kosovës. Këta janë serbët e Kosovës, nuk janë serbët e Serbisë… Serbët e Kosovës janë viktima këtu… shteti serb duhet të ndryshojë,” ka thënë ndër të tjera Pfeiffer.

Ai ka kritikuar ndërkombëtarë edhe për vendosjen e masave ndaj Kosovës – të cilat u vendosën gjatë vitit të kaluar.

“Veprim i gabuar. Dhe është bërë një gabim dhe nuk e kanë pasur një ‘backgorund’ të duhur dhe Evropa duhet ta dijë se nuk është një vend i unifikuar”, ka shtuar ish-kreu i USAID-it në Kosovë.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika