Pfizer planifikon ilaçe me çmim jofitimprurës për kombet e varfra

Në botë llogariten të jenë 27 vende të përcaktuara me të ardhura të ulëta dhe 18 vende të tjera më të varfra

Kombet e varfëra
Kombet e varfëra

Të gjithëve u mungon aksesi i mirë në trajtime inovative, të cilat mund të duhen vite për t’u bërë të disponueshme në vendet në zhvillim.

Por, tani Pfizer planifikon t’i vërë në dispozicion të gjitha ilaçet e saj të patentuara me një çmim jofitimprurës për kombet më të varfra të botës.

Kjo do të përfshijë trajtime për sëmundjet infektive dhe kanceret.

Njoftimi e bëri shefi ekzekutiv i kompanisë Albert Bourla në mbledhjen e Davosit të liderëve të biznesit dhe botës.

Albert Bourla
Albert Bourla

“Pfizer është e emocionuar dhe krenare për të nisur një marrëveshje për një botë më të shëndetshme. Nëpërmjet kësaj nisme novatore, Pfizer do të ofrojë të gjitha ilaçet dhe vaksinat e saj të patentuara që janë të disponueshme në SHBA ose Bashkimin Evropian në baza jofitimprurëse në 1.2 miliardë njerëzit që jetojnë në 45 vende me të ardhura më të ulëta.”

Marrëveshja do të përfshijë ilaçe të reja pasi ato të dalin.

Ajo u mirëprit nga udhëheqësit afrikanë të pranishëm në ngjarjen zvicerane, duke përfshirë presidentin e Ruandës, Paul Kagame.

“Angazhimi i Pfizer në kuadër të programit Accord vendos një standard të ri në këtë drejtim, të cilin ne shpresojmë ta shohim të imituar nga të tjerët, të kombinuar me investime shtesë në forcimin e sistemeve të shëndetit publik të Afrikës dhe rregullatorëve farmaceutikë.”

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika