Phillips transferohet te Manchister City

Kalvin Phillips, mesfushori anglez është transferuar te Manchister City, transferimi i tij ka kushtuar 48 milion e 750 mijë euro dhe bonuset që priten të arrijnë deri në 12 milionë euro. Phillips shprehet i emocionuar që do të jetë nën drejtimin e Pep Gardioles, trajnerit të Manchister City-t

Kalvin Phillips

Kalvin Phillips është zyrtarisht lojëtari i ri i Manchester City.

Phillips ka nënshkruar të bëhet pjesë e ekipit që udhëhiqet nga Pep Guardiola.

Kalvin Phillips ka nënshkruar kontratë afatgjate me Manchister City. Kjo kontratë do të mbaj futbollistin në Etihad Stadium deri në qershor të vitit 2026.

Për transferimin e Phillips, Manchister City ka paguar 48 milion e 750 mijë euro dhe bonuset që priten të arrijnë deri në 12 milionë euro.

“Jam absolutisht i kënaqur që jam bashkuar me Manchester Cityn. City e ka dëshmuar se është skuadra më e mirë në vend me një trajner të mrekullueshëm si Pep Guardiola i cili me të drejtë konsiderohet si më i miri në botë”, ka thënë Kalvin Phillips.

“Të jem në gjendje të luaj nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe të mësosh nga ai më bën vërtetë të emocionuar”.

 

Shija e redaktorit

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Të fundit nga rubrika