Piers Morgan thumbon sërish Messin pasi fitoi Kupën e Botës

Foto ilustrim

Gazetari britanik, Piers Morgan, ka thumbuar sërish me fjalë Lionel Messin pas triumfit të tij në Kampionatin Botëror, duke shkruar se kinse futbollisti e ka tepruar me foto në rrjete sociale.

“OK, Lionel, e kuptojmë, ju fituat Kupën e Botës”, ka shkruar Morgan në Twitter, duke ndarë edhe foton e profilit të Messit në Instagram, ku kishte mbi 5 foto me kupë.

Morgan nuk e ka mohuar kurrë që për të Ronaldo është më i miri në të gjitha aspektet, ashtu si shoku i tij më i mirë ai pëlqen të bëjë shumë komente në lidhje me të.

Kujtojmë se, teksa Messi po ngrinte trofeun e Kupës së Botës për Argjentinën, Morgan vendosi t’u kujtojë të gjithëve se sipas tij, Ronaldo mbetet ende “the Goat”.

Prezantuesi i Talk TV ka marrë shumë kritika për këmbënguljen e tij të vazhdueshme se Ronaldo është futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, veçanërisht që nga transmetimi i intervistës së tij të diskutueshme me yllin portugez që i dha fund karrierës së tij në Manchester United muajin e kaluar.

Pas finales së së dielës, Morgan zbuloi se një meme në veçanti vazhdonte të shfaqej – një foto e korrigjuar e Messit që mban veshët e tij me Ronaldon dhe Morganin të ulur së bashku në anë të fushës – dhe në mënyrë sarkastike pretendoi se ai mund të “shpërthejë në lot” për shkak të kësaj.

“Faleminderit të gjithëve që ma dërguan këtë meme”, ka shkruar Morgan. “Është kaq e tmerrshme saqë mund të shpërthej në lot dhe të hedh të gjitha lodrat e mia nga karroca.

“Në një notë pozitive, njerëzit që më përqeshin do të detyrohen më pas të festojnë dobësinë time, brishtësinë emocionale dhe viktimizimin dhe unë do të bëhem hero”, kishte shkruar tutje ai.

Pamje nga ndeshja e fundit e Portugalisë, Cristiano Ronaldo në bankën rezervë

Cristiano Ronaldo kishte reaguar vetëm një herë pas eliminimit nga Kampionati Botëror, duke thënë se fitimi i Kupës së Botës ishte ëndrra më e madhe e tij, por që mjerisht në humbjen ndaj Marokut ëndrra ka përfunduar.

“Fitimi i Kupës së Botës për Portugalinë ishte ëndrra më e madhe dhe më ambicioze e karrierës sime. Për fat të mirë kam fituar shumë tituj të dimensionit ndërkombëtar, përfshirë Portugalinë, por vendosja e emrit të vendit tonë në këmbët më të larta në botë ishte ëndrra ime më e madhe”, ka shkruar Ronaldo në rrjetin social Facebook.

Ai ka shtuar se ka luftuar shumë për këtë ëndërr, duke kujtuar se në 5 paraqitjet që shënoi në Kupat e Botës gjatë 16 vjetëve, gjithmonë ka qenë në krah të lojtarëve të mëdhenj dhe i mbështetur nga miliona portugez.

Analizat

Një fitore e Messit në finalen e Botërorit apo një...

Argjentina luan me Francën në finalen e së dielës, duke filluar nga ora 16:00, në stadiumin Lusail. Messi, 35 vjeç, ka fituar shtatë çmime rekord...

Gjashtë lojtarët që kanë dominuar në Kupën e Botës

Argjentina përballet me Francën në finalen e Kupës së Botës këtë të diel, me Lionel Messi dhe Kylian Mbappe që frymëzuan kombin e tyre...

Argjentina e frymëzuar nga himni i Kupës së Botës “Muchachos,...

Nëse e keni parë Argjentinën në këtë Botëror, atëherë edhe do ta keni dëgjuar këngën e nisur nga një tifoz, e cila u bë...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika