Pikat kufitare në Bërnjak e Jarinjë ende të mbyllura

Siç njofton Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare të Bërnjakut e Jarinjës ende nuk janë të lira për qarkullim

Dy pikat kufitare, ajo në Bërnjak dhe Jarinjë janë ende të mbyllura për qarkullim.

Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar.

Ndërkaq në pikat e tjerat kufitare nuk ka pritje të gjata, as në hyrje e as në dalje.

Sipas njoftimit, të gjitha rrugët janë të kalueshme, përveç dy pikave në Bërnjak e Jarinjë.

Qendra për Menaxhim Kufitar vazhdimisht bën përditësime, andaj mund të ketë ndryshime në këto pika kufitare.

Përditësimi i QMKM-së

Ndryshe, serbët lokalë pasditen e së enjtes i kanë larguar barrikadat në Rudar të Zveçanit pas 20 ditësh bllokim të rrugëve dhe pengim të lëvizjes së lirë.

Po ashtu, barrikadat janë larguar edhe në Lagjen e Boshnjakëve, ndërsa vetëm në fshatin Zupç kanë mbetur pa u larguar.

Po ashtu, dje është liruar për qarkullim edhe Merdarja, pika kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, pas dy ditësh e mbyllur.

Ndërsa duke iu referuar përditësimit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pikat kufitare të Bërnjakut e Jarinjës ende nuk janë të lira për qarkullim.

Ndryshe, që nga e shtuna e 10 dhjetorit, serbët lokalë kanë ngritur barrikada në shenjë pakënaqësie për arrestimin e një ish-pjesëtari serb të Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq, për të cilin, autoritetet në Kosovë thonë se ka organizuar sulmet ndaj zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Ndërkaq, më 28 dhjetor, autoritetet në Kosovë ndryshuan masën e sigurisë, nga paraburgimi në arrest shtëpiak për Dejan Pantiq.

Pas kësaj, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq tha se heqja e barrikadave në veri të Kosovës do të nisë mëngjesin e së enjtes.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika