Pikturat që frymëzojnë stilistët e modës

Veprat e artistëve, që frymëzuan stilistët

Veprat që inspirojnë dizajnerët
Veprat që inspirojnë dizajnerët

Moda është një pasion i bukur, që e shtyen njeriun të nxjerrë kreativitetin e tij dhe ta demonstrojë atë duke shfaqur personalitetin nëpërmjet të veshurit.

Ekspertët e modës thonë që është mirë që dizajnerët  të dalin nga konceptet e tyre të përditshme dhe të shikojnë çfarë është diçka më e përhershme, siç është arti.

E pikërisht një metodë të tillë, e kanë praktikuar studentët e modës të Central Saint Martin, të cilët kanë diskutuar sesi arti ndikon në punën e tyre.

Veprat që inspirojnë dizajnerët
Veprat që inspirojnë dizajnerët

Golorkh Broumandi, studente në Central Saint Martin, ka thënë se arti është shumë i rëndësishëm në fushën e modës.

“Interesimi im për të bërë modë është nëpërmjet artit të bukur. Në thelb ju mund të bëni një koleksion të tërë vetëm duke parë një pikturë në këtë dhomë. E vërtetë. Kjo është shumë e vërtetë. Unë vij nga një qytet shumë i vogël, pra për të pasur gjithë këtë akses në këtë kulturë vizuale, është shumë e rëndësishme për punën time”, ka thënë Broumandi.

Secila pikturë mund të jetë inspiruese për secilin student të modës. Ana Margarita, tregon historinë se si arti ka ndikuar në punën e saj.

“Është një pikturë e dy vajzave të vogla që ndjekin fluturat. Isha me motrën time, kur e pashë këtë pikturë. Dhe që nga ajo kohë, unë asnjëherë nuk i jam ndarë galerive. Lidhja emocionale mes diçkaje që ishte e dokumentuar kaq shumë kohë më parë, dhe ende formon një lidhje emocionale, është shumë interesante. Ekziston një perceptim se galeritë dhe muzetë janë vërtet të frikshëm. Mirëpo kjo është një gabim shumë i madh. Ato janë ispiruese për secilin prej nesh”, ka theksuar studentja Ana Margarita.

Ndërkaq studenti i diplomuar në fushën e modës, David Cappo, ka thënë se kurrë më parë ska hyrë në një galeri. Dhe që nga vizita e parë që bëri, ka qenë shumë efektive në profesionin e tij.

“Si një fëmijë duke u rritur në Londër, arti nuk dukej aspak pjesë e botës sime. Mirëpo më vonë mora vendimin që do të shkoja të shihja se çfarë fshihej brenda mureve të tyre. Galeria e parë ishte kjo e Londrës. Vepra e parë që pashë, ishte ajo e Van Gogh-ut”.

”Papritur, ky imazh që po shihja, u bë pjesë e punës sime. Për mua, arti ka një rol kaq të madh në punën time. Ajo që bën arti është se thjesht ushqen trurin. Tregimi dramatik është ajo që ne bëjmë si stilistë. Ne gjithashtu pothuajse ndërtojmë personazhe, përpara se të krijojmë diçka. Kjo tregon se sa i afërt është arti dhe moda”, është shprehur Cappo.

Të gjithë studentët e Central Saint Park, kanë thënë se duhet patjetër që secili dizajner duhet të vizitojë së paku njëherë një galeri, sepse ajo do të ndikojë medoemos në punën e tyre.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika