Pajaziti: Premtimet e Ali Ahmetit, reprizë që vazhdimisht përsëriten
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Naser Pajziti, ka folur në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për iniciativën e kryetrarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, për ta ndryshuar Kushtetutën e vendit. Pajaziti këto deklarata i ka vlerësuar si reprizë e cila është duke u bërë që 20 vjet. “Këto zotimet e Ali Ahmetit tashmë […]
Gazetari nga Maqedonia e Veriut, Naser Pajziti, ka folur në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini për iniciativën e kryetrarit të Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, për ta ndryshuar Kushtetutën e vendit. Pajaziti këto deklarata i ka vlerësuar si reprizë e cila është duke u bërë që 20 vjet.
“Këto zotimet e Ali Ahmetit tashmë janë një reprizë vazhdimisht përsëriten në cikle zgjedhore, për shkak të lëmshit të krijuar në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut vazhdon të mbetet peng i politikave të cilat vazhdimisht hapen si kuti pendore gjatë cikleve zgjedhore”, ka thënë Pajziti.
Më tutje ai ka thënë se janë duke u bërë premtime që 20 vjet në ciklet zgjedhore për ta hequr 20 përqindëshin nga Kushtetua e Maqedonisë së Veriut.
“Ne dimë se ai 20 përqindëshi është një mollë sherri që është krijuar me marrëveshjen e Ohrit. Shqiptarët në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut nuk figurojnë si etnitet apo komb etnik, por njehen si shifra”, ka theksuar ai.
Pajziti ka përfunduar duke thënë se këto ndryshime kushtetuese janë të mundshme, pasi janë 35 deputetë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.















