Pjesa e parë e finales së Champion League mes Real Madridit dhe Borussia Dortmundit ka përfunduar me rezultat 0:0.

Pavarësisht shanseve dhe dominimit të fushës nga ekipi i Borussia Dortmund në rrjetën e kundërshtarit nuk përfundoi asnjë gol.

Pas 45 minutave ekipi me rastet më të mira për realizimin i kishte Dortmundi që rrezikoi tri herë seriozisht portën e Real Madridit. Madje njëherë goditën shtyllën dhe po ashtu Karim Adyemi e humbi një rast një me një me portierin.

Dortmundi me dy raste të arta ndaj Realit të Madridit