Pjesëmarrja e serbëve në zgjedhje, të mëdha gjasat për shkarkimin e kryetarëve të veriut
Vetëm një vit pas një procesi zgjedhor, banorët e katër komunave veriore pritet që të dalin në një tjetër të tillë, vetëm se këtë herë votimi do të dalloj nga e kaluara. Rreth 44 mijë banorë me të drejtë vote do të vendosin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë, që u zgjodhën pa pjesëmarrjen […]
Vetëm një vit pas një procesi zgjedhor, banorët e katër komunave veriore pritet që të dalin në një tjetër të tillë, vetëm se këtë herë votimi do të dalloj nga e kaluara.
Rreth 44 mijë banorë me të drejtë vote do të vendosin për apo kundër shkarkimit të kryetarëve aktualë, që u zgjodhën pa pjesëmarrjen e popullsisë shumicë të nacionalitetit serb.
Në 2023-n, si rrallëherë dalja në komunat veriore ishte tejet e ulët pikërisht shkaku i këtij bojkotimi.
Ish-kryetari i KQZ-së, Mazllum Baraliu, shpjegon përqindjen e duhur që të konsiderohet i vlefshëm procesi.
“ Ky është një process ndryshe, në Veri kanë qenë masovike daljet në zgjedhjet e kaluara dhe ka pas keqpërdorime në to. Ky është një process tjeter, për votimin e shkarkimit të kryetarëve nuk duhet të jetë më pak se 50%, derisa në process të votimeve mund të dalin 30% dhe procesi është valid këtu duhet 50% plus një. Nëse nuk del, kjo shifër atëherë procesi dështon dhe për një vit nuk ka të drejt të përsëritet ky votim,” deklaroi Mazllum Baraliu- Ish-kryetar i KQZ-së
Por, sipas Baraliut, serbët kanë interesim që ky proces të jetë i suksesshëm prandaj ai pret që Beogradi t’i mobilizojë edhe më shumë serbët.
“ Beogradi këtë herë është I interesuar që të ketë rezukltat ky process dhe mund të ndodh që të organizoj në mënyrë hibride të sjell njerëzë nga Serbia dhe ti stimuloj e ti intimidoj personat që janë këtu për të dal me votu dhe të arrihet 50% plus një.”
Në zgjedhjet e fundit të rregullta lokale të vitit 2021, ashtu sikurse edhe në të kaluarën, komunat veriore të Kosovës, ishin në mesin e pak komunave që kalojnë daljen e 50 për qind të qytetarëve në votime.
Krahasuar me pjesën tjetër të qyteteve të Kosovës, përjashtuar komuna më të vogla si Mamusha e Ranillugu, në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan e Zubin Potok pjesëmarrja në zgjedhjet ishte edhe deri ne 84 për qind.















