Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për operacione nate

Pjesëtarët e regjimentit të parë të Forcave Tokësore, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar trajnimin “Patrullat luftarake gjatë natës”

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se pjesëtarët e regjimentit të parë të Forcave Tokësore, në kuadër të Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë realizuar trajnimin “Patrullat luftarake gjatë natës”.

Në kuadër të këtij trajnimi janë realizuar ushtrime për detyrat kyçe kolektive të njësisë në kushte të natës, ka njoftuar faqja zyrtare.

“Janë realizuar patrullime të kombinuara në terrene të ndryshme, operime në zona urbane dhe janë realizuar gjuajtje reale”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Qëllimi i trajnimit ka qenë ngritja e aftësive operacionale të njësisë për të operuar dhe vepruar në kushte nate.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika