PK: Mbi 140 kandidatë nga komunitetet aplikuan për konkursin e hapur për policë në veri

Më shumë se 140 pjesëtarë të komuniteteve pakicë aplikuan në konkursin e Policisë së Kosovës për punësimin e punëtorëve të rinj në pjesën veriore të vendit, të banuar me shumicë serbe

Policia e Kosovës

Deri më tani mbi 140 kandidatë kanë shprehur interesim për aplikim nga komunitetet pakicë si serbë, boshnjakë, turq, ashkalinj, egjiptian dhe romë, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës lidhur me konkursin e hapur për rekrutim të zyrtarëve policorë në veri.

Ky konkurs ka qenë i hapur në webfaqen e Policisë së Kosovës, nga data 5 janar deri më 10 shkurt.

“Referuar kërkesës suaj rreth informacioneve  përfshirë edhe procedurat zyrtare qe aplikohen në të gjitha konkurset për rekrutim të zyrtarëve policorë i keni publike, te cilave edhe mund te ju referoheni”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

Në faqen e Policisë, gjithashtu gjinden informacionet dhe listat e kandidatëve të cilët do tu nënshtrohen testimit me shkrim për konkursin në DRP, Mitrovicë e Veriut.

Ndryshe, çështja e pjesëmarrjes së serbëve në policinë në veri të Kosovës është aktuale qysh nga nëntori i vitit të kaluar, kur mbi 550 prej tyre kanë dhënë dorëheqja, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për t’i riregjistruar makinat me targa serbe me targa të Kosovës.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika