Plaçkitja në Suharekë – Fillon operacioni i gjerë për kapjen e 4 të dyshuarve

Mbrëmjen e së mërkurës, një plaçkitje me armë zjarri ndodhi në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në një përpjekje për të parandaluar grabitjen, një polic i Kosovës u plagos në këmbë

Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një plaçkitje e armatosur në një argjendari në qytetin e Suharekës. Në tentativën për ta parandaluar plaçkitjen, është plagosur një polic i Kosovës në këmbë.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Prizrenit, ka thënë se ka filluar një operacion i gjerë për kapjen e katër personave të dyshuar.

Lexoni për më shumë detaje: (VIDEO) Plagoset një polic në Suharekë gjatë parandalimit të një grabitjeje

Ai tha se hetimet janë duke vazhduar dhe se pritet që të dyshuarit të kapen nga Policia.

“Patrullat tjera janë nisur menjëherë në vend të ngjarjes janë duke nxjerrë provat apo dëshmitë nga vendi, janë intervistuar dëshmitarët. Është ngritur “unaza e çeliktë”, një operacion kur ka grabitje apo raste të rënda. Një prej operacioneve më të gjera është urdhri për “unazën e çeliktë”, e cila urdhëron të gjitha patrullat e Policisë të angazhohen në rastin konkret. Është shumë herët të flasim kush janë të dyshuarit. Hetuesit po marrin informacione të shihen videoincizimet, shumë shpejt mund të merren informacione që t’i gjejmë”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe ekipi i forenzikës dhe ekipet e tjera për ta hetuar rastin.

Tashmë nga vendi i ngjarjes është larguar edhe vetura patrulluese e Policisë, e cila kishte qenë në vend të ngjarjes.

Pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet ekipi i forenzikës

 

Largohet vetura e policisë nga vendi i ngjajres
Argjendaria e cila është plaçkitur në Suharekë

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika