Plagos motrën me armë– arrestohet i dyshuari në Ferizaj për dhunë në familje

Sot, rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion lidhur me një rast të plagosjes me armë zjarri, që ka ndodhur në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Sipas hetimeve fillestare, dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, mashkull/kosovar) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Falë reagimit të shpejtë të njësive policore, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar në një kohë të shkurtër.

Policia e Kosovës, foto ilustrim, RFE.

Një person në Ferizaj është arrestuar pasi i njëjti ka plagosur me armë zjarri motrën e tij, Siç bën të ditur policia e Kosovës, i dyshuari është 19 vjeçar me inicialet E.M, ndërsa viktima është e moshës 25 vjeçare. Lajmin e ka konfirmuar përPortalin Dukagjini, Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Ferizajt i cili tha se rasti ka ndodhur në rrugën “Mejdi Xhaferri” rreth orës 10:00.

Ndërkaq, viktima pas ndihmës së parë në Emergjencën e Ferizajt, është dërguar për trajtim të mëtejshëm mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

“Rreth orës 10:00, Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion për një plagosje me armë zjarri në rrugën “Mejdi Xhaferri” në Ferizaj. Dyshohet se personi E.M. (19 vjeç, M/K) ka plagosur motrën e tij 25-vjeçare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Pas një veprimi të shpejtë policor, i dyshuari është lokalizuar dhe arrestuar”, njofton policia.

Bëhet e ditur se motivi i incidentit ende mbetet i panjohur dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. 

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika