Plagosen dy persona në një dyqan në “Kodrën e Trimave”

Dy persona janë plagosur nga arma e zjarrit në një dyqani sonte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Lidhur me rastin, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri

Janë plagosur dy persona nga arma e zjarrit brenda një dyqani sonte në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë.

Lidhur me rastin, Policia ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa konfirmohet arrestimi i dy personave.

Këto informata i dha për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

“Rreth orës 19:45, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është  bërë e ditur se ngjarja ka ndodhur brenda një dyqani dhe për pasojë  dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit. Ndërkohë që të lënduarit janë dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia ka vazhduar me veprime të tjera operativo-hetimore  dhe atyre të ekzaminimit me ç’ rast ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Agron Borovci.

Përveç dy të arrestuarve, policia po punon edhe për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast.

“Dy persona janë arrestuar nga policia nën rrethana që ndërlidhen me ngjarjen, ndërkaq vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në rast si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, ka thënë Borovci për Express.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika