Plagosen dy persona në veri

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka konfirmuar për Portalin Dukagjini se dy të plagosurit janë dërguar për trajtim në spital. Lidhur me rastin, Policia tashmë ka një të dyshuar dhe është në kërkim të tij

Pamje nga Veriu i Mitrovicës

Dy persona kanë mbetur të lënduar pas një incidenti me armë zjarri në veri.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë në veri të Mitrovicës, Veton Elshani.

“Dy persona janë plagosur në këmbë me armë zjarri dhe janë dërguar për trajtim në spital, gjendja e tyre është jashtë rreziku për jetë. Policia tashmë ka një të dyshuar lidhur me rastin dhe është në kërkim të tij”, ka deklaruar Elshani.

Ky i fundit ka thënë se motivet nuk dihen akoma.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika