Plagosen tre persona me armë zjarri në Gjakovë, i dyshuari në arrati
Një person pas një mosmarrëveshjeje ka plagosur me armë zjarri tre të tjerë në Gjakovë. Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 00:05. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë. Ndërsa, i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti mbetet nën hetime. “Gjakovë 10.03.2024-00:05. Raportohet se i […]
Një person pas një mosmarrëveshjeje ka plagosur me armë zjarri tre të tjerë në Gjakovë.
Ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 00:05.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, i dyshuari ndodhet në arrati dhe rasti mbetet nën hetime.
“Gjakovë 10.03.2024-00:05. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje, ka plagosur me armë zjarri tre meshkuj kosovarë. Të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Gjakovës dhe sipas mjekut kompetent janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari ndodhet në arrati, rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka iniciuar rastin “Vrasje e rëndë në tentativë”.















