Plagoset edhe një i mitur sirian në Vërmicë, policia dyshon se ka lidhje me rastin tjetër

Një plagosje tjetër në Vërmicë ka ndodhur mbrëmë duke nxitur dyshime se mund të lidhet me rastin e vrasjes së sirianit mbrëmjen e 18 qershorit

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të shtunën në Vërmicë të Prizrenit, ka ndodhur edhe një plagosje me armë zjarri, e që dyshohet të ketë lidhje me rastin tjetër që ndodhi dje ku u gjet pa shenja jete një shtetas i huaj.

Përmes një postimi në Facebook, Policia e Kosovës ka thënë se rreth orës 00:42 , policia në Prizren ka pranuar një informatë se një person është i shtrirë para derës së shtëpisë së ankuesit, në Fshatin Vërmicë të Prizrenit.

Detaje për vdekjen e shtetasit të huaj në Vërmicë

“Reagimi policor ka qenë i menjëhershëm, më të arritur në vendin e ngjarjes ka vërejtur një person të shtrirë dhe të gjakosur në tokë, është kontaktuar emergjenca ka dal në vendin e ngjarjes dhe me personin e lënduar kanë vazhduar në drejtim të spitalit. Pas kontrollit mjekësor, ne këmbën e majtë të lënduarit, është një plagë ku sipas mjekut kujdestar, dyshohet të jetë nga arma e zjarrit”, ka njoftuar policia.

Njoftimi i Policisë së Kosovës

Policia bënë të ditur se 16 vjeçari i plagosur K.A, i lindur ne vitin 2006,shtetas sirian, është duke u trajtuar ne repartin Ortopedik në Spitalin Rajonal në Prizren.

Një shtetas i huaj gjendet i vdekur në Vërmicë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika