Plagoset me armë një 19-vjeçar në Istog
Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në Vrellë të Istogut. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i PK-së, Fadil Gashi i cili tha se rasti ka ndodhur në orat e para të mëngjesit, rreth 02:20. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale […]
Një 19-vjeçar është plagosur me armë zjarri pas mesnate në Vrellë të Istogut. Këtë e ka konfirmuar për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i PK-së, Fadil Gashi i cili tha se rasti ka ndodhur në orat e para të mëngjesit, rreth 02:20.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat lidhen me incidentin. Ai fillimisht është dërguar në emergjencën e spitalit, më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
“Po, rreth 02:20, policia është njoftuar nga emergjenca e spitalit që një person po trajtohet si pasojë e plagosjes. Ai tani gjendet jashtë rrezikut për jetë. Policia i është përgjigjur vendit të ngjarjes dhe rasti fillimisht është cilësuar si ‘Mbajtje nën pronësi, kontroll të paautorizuar të armëve”
Tutje, ai tha se rasti është duke u hetuar.















