Një burrë është plagosur me armë zjarri të martën në Fushë Kosovë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, viktima ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës teksa i dyshuari ndodhet në arrati, njofton Dukagjini.
“Viktima mashkull kosovar ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, pasi që ishte plagosur me armë zjarri nga i dyshuari mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. I dyshuari ndodhet në kërkim policor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin policor.