Plagoset me armë zjarri një person, dërgohet në QKUK

Një person është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pasi dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal

Klinika Emergjente - QKUK

Një person dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri në një lokal të martën e tre majit në Prishtinë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK, pasi që dyshohet se nga persona të panjohur është plagosur me armë zjarri në një lokal”, thuhet në raport.

Bazuar në raport, thuhet se gjendja e viktimës është stabile.

“Viktima është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, vijon njoftimi.

Ndërkaq, për pesë ditë, që nga 29 prilli e deri më tre maj të këtij viti, në kuadër të Klinikës Emergjente të QKUK-së, ndihmë mjekësore emergjente kanë marrë një mijë e 90 pacientë.

Prej tyre, 117 raste që kanë marrë tretman mjekësor pas aksidenteve në trafik, po ashtu janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinikat kirurgjikale, internistike dhe Mjekim Intensiv.

Gjatë kësaj periudhe kohore janë kryer 13 operacione emergjente, në salla emergjente të Klinikës Emergjente.

Ndërsa, brenda 24 orëve të fundit në Kosovë janë raportuar 10 aksidente të trafikut me të lënduar dhe 28 me dëme materiale.

Po ashtu, janë një mijë e 488 tiketa trafiku të shqiptuara nga policia.

Statistikat e përgjithshme të policisë

Shija e redaktorit

Zgjedhjet lokale, nesër intervistohen mbi 50 mijë qytetarë për Exit...

Zgjedhjet lokale që do të mbahen nesër në 38 komunat e vendit do të shënojnë një rekord historik sa i përket Exit Poll-eve. Në kuadër...

Debati për Prishtinën, paratë e mbledhura nga mesazhet në Debat...

Mbrëmë studio e Debat Plus ishte nikoqire e debatit më të madh e vendimtar në kuadër të garës për zgjedhjet lokale në Prishtinë. Kundër kandidatët...

Mijëra dronë “Skydagger” mbërrijnë në Prishtinë, njofton Kurti: FSK po...

Kontejnerë që mbajnë mijëra dronë luftarakë kamikazë të markës Skydagger mbërritën sot në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, njoftoi kryeministri në detyrë Albin Kurti. Sipas Kurtit,...

Të fundit nga rubrika