Plagoset me thikë kreu i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi
Të enjten e 11 nëntorit, është plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi. Rasti ka ndodhur pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili, që ky i fundit e ka goditur me thikë Kokoneshin. Megjithatë, përveç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari. Personat e lënduar siç njofton Top Channel janë […]





Të enjten e 11 nëntorit, është plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi.
Rasti ka ndodhur pas një debati me shtetasin Ergest Xhelili, që ky i fundit e ka goditur me thikë Kokoneshin.
Megjithatë, përveç kryebashkiakut, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i tij, Gazmend Bullari.
Personat e lënduar siç njofton Top Channel janë dërguar në spitalin e Lushnjës dhe janë jashtë rrezikut për jetë.
Ndërsa, arsyet e konfliktit ende nuk janë bërë të qarta vetëm se grupi hetimor pritet të zbardhë rrethanat e ngjarjes.
Ajo që dihet, siç raporton TCH është se Erges Xhelili më herët ka punuar si punonjës IT pranë bashkisë së Divjakës, ndërsa partnerja e tij aktualisht punon si shefe e infermiereve te poliklinika e Divjakës, aty ku ka ndodhur edhe ngjarja.




















