Plagoset një person me armë zjarri në Vushtrri, katër të dyshuar shoqërohen në polici

Një person është plagosur me armë zjarri të mërkurën në Vushtrri, ndërsa Policia e Kosovës ka shoqëruar katër persona për intervistim lidhur me rastin.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, rasti është raportuar rreth orës 15:00, kur Policia ka pranuar informatën se një person është plagosur nga arma e zjarrit.

“Policia po ndërmerr veprime te nevojshme operative dhe hetimore, ndërsa është në kërkim të personit të dyshuar. Në kuadër të veprimeve fillestare hetimore, janë shoqëruar për intervistim katër persona si të dyshuar për pjesëmarrje ne ngjarje. Rrjedha hetimore po zhvillohet në koordinim me Prokurorin kompetent”,ka bërë të ditur Zahiti.

Të fundit nga rubrika