Një person është plagosur me armë zjarri, mesditën e sotme në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë-Kosovë. I plagosuri është dërguar për tretman mjekësor.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes  dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen ku dyshohet se nga një person është plagosur me armë zjarri dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.

Tutje, ajo bëri të ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin  veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.