Plagoset një person në Fushë Kosovë

Një person është plagosur me armë zjarri në Fushë Kosovë. Ai është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është identifikuar dhe po ndërmerren veprime hetimore për arrestimin e tij

Një person është plagosur me armë zjarri gjatë kësaj mbrëmjeje, në rrugën “Bedri Pejani” në Fushë Kosovë.

Lajmin për Dukagjinin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se personi që është plagosur është dërguar për tretman mjekësor.

“Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se i dyshuari që tashmë është identifikuar, është në arrati, dhe se hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e tij si dhe ndriçimin e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika