Në Hajvali është plagosur një person me armë zjarri të dielën e 26 marsit, rreth orës 17:00.

Kështu ka bërë të ditur për Portalin Dukagjini, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Më tej, ajo ka treguar se i plagosuri është dërguar në spital për t’iu dhënë ndihma e parë.

“Sot rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në Hajvali. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor”.

“Aktualisht hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për arrestimin e personit të dyshuat (i identifikuar nga ana a policisë) si dhe sqarimin të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.