Plagoset një person në Kamenicë, rasti cilësohet si “vrasje në tentativë”

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit

Emblema e Policisë së Kosovës

Një person është plagosur të mërkurën e 26 prillit në Kamenicë.

Ai kishte vërejtur se i dyshuari kishte tentuar të kryejë vjedhje në një vendpunishte, e që më pas kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është duke marrë trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Gjilanit.

Gjendja e tij tashmë është stabile.

Ky rast në raportin e policisë është cilësuar si vrasje në tentativë.

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se ka vërejtur një të dyshuar deri me tani të panjohur, duke tentuar që të kryejë vjedhje në një vendpunishte, ku viktima ishte duke punuar. Sapo viktima e ka pyetur se kush jeni ju, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, me ç’rast e ka plagosur. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është duke u trajtuar në spitalin rajonal të Gjilanit dhe gjendja e tij është stabile”, thuhet në raport.

Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar për procedura të mëtutjeshme hetimore një gëzhojë.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti në procedurë hetimore.

 

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika