Plagoset një person në lagjen “Dardania” në Prishtinë
Në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa shton se rasti po hetohet. “Sot rreth orës 11:00, […]
Në lagjen “Dardania” të Prishtinës ka pasur të shtëna me armë zjarri, ku si pasojë ka mbetur një person i plagosur.
Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Sipas saj, viktima është dërguar për tretman mjekësor, derisa shton se rasti po hetohet.
“Sot rreth orës 11:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë zjarri në lagjen ‘Dardania’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një person është plagosur dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, tha ajo.
















