Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Brus të Lipjanit, mbrëmjen e së premtes.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes viktimës dhe të dyshuarit.
Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor dhe më pas është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
“Viktima mashkull kosovar, ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri ndaj tij, pas një mosmarrëveshje që kishte viktima ndaj të dyshuarit. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe pastaj është liruar, ndërsa i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin policor.