Policia e Kosovës ka njoftuar se një person të dielën është plagosur nga një plumb gjersa ishte në oborrin e shtëpisë së tij në Peran të Podujevës.

Për këtë rast, njësitet relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Po ashtu, janë intervistuar tre dëshmitarë rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti vazhdon të jetë në procedurë hetimore.

Rasti në raportin e përditshëm të policisë së Kosovës është cilësuar si “Vrasje e rëndë në tentativë”.

“Peran, Podujevë  25.02.2023-20:50. Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor pasi i njëjti derisa ka qenë në oborr është goditur nga një plumb. Njësitet relevante policore dhe njësiti K-9 kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin janë intervistuar tre dëshmitar rasti, është njoftuar prokurori dhe rasti është në procedurë hetimore”.