Plagoset një person në Prishtinë, Policia jep detaje
Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir të Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë. Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është plagosur një person, i cili është jashtë rrezikut për jetë. “Rreth […]
Një person ka mbetur i plagosur në lagjen Emshir të Prishtinë, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë se në rrugën ”Rexhep Krasniqi” në Prishtinë është plagosur një person, i cili është jashtë rrezikut për jetë.
“Rreth orës 21:00 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ‘Rexhep Krasniqi’ në Prishtinë.
Nga informacionet e para bëhet e ditur për një person të plagosur, jashtë rrezikut për jetë, i cili po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK”.
Borovci tutje ka bërë të ditur se i dyshuari është identifikuar.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ka identifikuar një person të dyshuar, si i implikuar në rastin në fjalë, përderisa po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, ka thënë ai.















