Plagoset një person në Vushtrri, arrestohet i dyshuari
Një i dyshuar është arrestuar për plagosjen e një personi në fshatin Sllakovc në Vushtrri. Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje dhe është trajtuar si “Lëndim i rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe Gjueti e kundërligjshme”. “Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka […]
Një i dyshuar është arrestuar për plagosjen e një personi në fshatin Sllakovc në Vushtrri.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën në mbrëmje dhe është trajtuar si “Lëndim i rëndë trupor, armëmbajtje pa leje dhe Gjueti e kundërligjshme”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka qëlluar/plagosur me armë zjarri viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK ndërsa nga i dyshuari janë konfiskuar dy armë gjuetie”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit thuhet se është dërguar në mbajtje.















