Plagosi tre persona në Pejë, arrestohet 21 vjeçari, njëri i plagosur në gjendje kritike

Njëri nga tre të plagosurit të mëkurën në Pejë është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Klinikën Intensive në QKUK. Ndërsa rrreth 15 orë pasi i plagosi dy djemt dhe babain e tyre, me revole, 21 vjeçari Agron Gashi është arrestuar në një shtëpi në fshatin Ozdrim, vendlindja e tij. Ai do dyshohet për vrasje të rëndë në tentativë, ndërsa për dhënie të ndihmës pas veprës penale është arrestuar edhe një person tjetër

Të parin e plagosi në skaj të rrugës, dy të tjerët po tentojnë t’ia marrin revolen por pa sukses.

Dy djemtë dhe babai mbetën të plagosur në qendër të qytetit, ndërsa i dyshuari me armë në dorë po largohet në drejtim të panjohur.

Plagosja pikërisht në këtë vend, në qendër të Pejës, në fund të rrugës “Bekim Berisha”.

Ndërsa i dyshuari ndodhej në arrati tre të plagosurit janë dërguar për në QKUK.

Prej orës 12:00 deri në 6 të mëngjesit 4 lloje të kirurgëve kanë kryer ndërhyrje për ta mbajtur të gjallë njërin nga të plagosurit. Ai vazhdon të jetë në gjendje kritike.

“Ai po qëndron i analgoseduar dhe i intubuar, do të thotë është në ventilimin mekanik. Pacienti është në gjendje shumë të rëndë sepse ka lëndime me armë zjarri në regjionin e këmbës së majt dhe në regjionin e barkut të cilat po ia rrezikojnë jetën”, tha Abdullah Hajdari, specialist i Anesteziologjise me Mjekim Intensiv.

Për vrasjen e rëndë në tentativë Policia dhe Prokuroria kanë vazhduar kërkimet, por para se të kapet i dyshuari kryesor u kap një tjetër.

Në prangat e Policisë sipas Prokurorit të rastit rreth orës 1 në mëngjes ka rënë një i dyshuar për dhënie të ndihmës pas veprës penale.

Dyshohet t’i ketë ndihmuar të dyshuarit për arratisje ose gjetje të lokacionit për strehim.

Ai është ndaluar për 48 orë.

Megjithatë plani i tyre nuk pati sukses. Rreth mesditës erdhën lajme edhe për të dyshuarin kryesor, Policia i kishte rënë në gjurmë.

“I dyshuari është arrestuar në fshatin Ozdrim, komuna e Pejës…jo nuk është arrestuar tek shtëpja e tij”, tha Ersan Qavolli, prokuror në Prokurorinë Themelore të Pejës.

Një ndër pistat që po i ndjekë Prokuria janë dyshimet se zënka ka nisur pas shitbleres së veturës.

Kjo nuk është hera e parë që 21 vjeçari ka probleme me ligjin, ai ishte i përfshirë edhe në një sulm me veturë ndaj një zyrtari policor.

“Është një rast i tillë, mirëpo ndaj tij është ngriut aktakuzë për vepër penale rrezikim i trafikut publik me veprime të rrezikshme dhe vepër penale mosdhënia e ndihmës”, tha Qavolli.

Janë intervistuar edhe dëshmitarë të tjerë por të plagosurit ende nuk janë intervistuar për shkak të gjendjes shëndetësore.

Ndërkohë, Ibrahim Shala, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes e ka konfirmuar se njëri nga të plagosurit është pjesëtar i FSK-së.

 

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika