Plagosja e nënës dhe vajzës në Fushë Kosovë – Si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari?

Të shtunën ka ndodhur një plagosje e dyfishtë me armë zjarri në Fushë Kosovë, fillimisht i dyshuari ishte në arrati por pas rreth gjashtë orës Policia e Kosovës njoftoi se në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor ai ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, ndërsa, nga plagët e marra i dyshuari ka ndërruar jetë

Një plagosje ndodhi të shtunën rreth orës 11:45 në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë, ku nënë e bijë u plagosën nga një i dyshuar i cili u arratis menjëherë pasi kreu plagosjen.

Policia fillimisht ka njoftuar se një plagosje ka ndodhur në Fushë Kosovë. Në njoftimin e tyre thuhej se është identifikuar personi që dyshohet se kreu plagosjen, por sipas njoftimit ai ishte në arrati.

“Sot rreth orës 11:45, policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri të ndodhur në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë-Kosovë. Menjëherë pas marrjes së informatës, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se nga një person i dyshuar, me armë zjarri janë plagosur dy persona (të dyja të gjinisë femërore), të cilat janë dërguar për tretman mjekësor”, ka deklaruar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti kishte treguar se pas identifikimit të personit të dyshuar veprimet e nevojshme lidhur me rastin janë duke u ndërmarrë.

“Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti.

Ndërsa, mjeku kujdestar, Ejup Govori, ka thënë se të plagosurat janë nënë e bijë janë në gjendje stabile.

Por, sipas Govorit, lëndimet e nënës janë pak më serioze.

“Janë të plagosura me armë zjarri. Janë nënë e bijë, nëna është e lindur në vitin 1959 ndërsa vajza, 1979. Janë sjellë nga urgjenca e Fushë-Kosovës. Lëndimet e nënës janë pak më serioze, lëndimi është në bark, në ektremitetet e poshtme…është konstatuar një frakturë multifragmentare në anën e djathtë të ekstremitetit të poshtëm… sipas të gjithave gjasave duhet t’i nënshtrohet operacionit nga ana otropedike dhe kirugjisë abdominale. Për momentin gjendja është stabile, me parametra vital, dukuri normale, me vetëdije dhe komunikatikve. Ndërsa, vajza ka plagë në dy ekstremitetet e sipërme, domethënë në dy duart…edhe gjendja e saj është stabile”, ka deklaruar Govori.

Si mori plagë vdekjeprurëse i dyshuari?

Ndërkaq, rreth 6 orë më vonë, u raportua se i dyshuari është gjetur i plagosur në një arë në Fushë Kosovë.

Më pas, Policia nëpërmjet një komunikate për media njoftoi se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka vdekur i dyshuari që plagosi nënë e bijë në Fushë Kosovë.

“Ndërkohë që po vazhdon ndërmarrja e veprimeve hetimore e ekzaminuese, i dyshuari është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, nga ku rreth orës 18:45 kemi pranuar informatën se personi ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e PK-së.

Këtë e ka bërë të ditur për Dukagjinin edhe mjeku kujdestar i Klinikës Emergjente në QKUK, Ejup Govori, duke theksuar se arsyeja e vdekjes se tij janë plagët e marra me armë zjarri.

Tutje, Policia bëri të ditur se për arrestimin e të dyshuarit janë shkrepur edhe të shtëna me armë zjarri. Sipas njoftimit në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, i dyshuari ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë duke rrezikuar drejtpërsëdrejti jetën e policëve si dhe qytetarëve përreth.

“I dyshuari në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të policisë, duke bërë kështu që Policia t’i ndërmarrë të gjitha veprimet policore në përputhje me autorizimet e tyre. Ndërkaq që sulmi ndaj policisë është neutralizuar i dyshuari në përpjekje e sipër për t’iu shmangur arrestit policor, në rrethana që aktualisht po trajtohen ka marrë plagë nga shkrepja e armës së zjarrit”

Në njoftimin e Policisë u tha se ka baza të forta dyshimi për vetëplagosje mirëpo policia së bashku me autoritetet e tjera po heton rastin.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika