Plagosja e policëve në Skenderaj, kujt iu dërgua arma e rrëmbyer nga Faton Lushtaku?

Policit dhe njëkohësisht të dëmtuarit, Enver Berisha, i është rrëmbyer arma nga Faton Lushtaku. Megjithatë, e njëjta ka përfunduar në duart e policëve nga Bekim Jashari, i cili e kishte pranuar armën nga Nuredin Lushtaku

Nuredin Lushtaku dhe Bekim Jashari

Pas përleshjes së vëllezërve Lushtaku me policët e plagosur, ndodhi edhe një rrëmbim i armës.

Policit dhe njëkohësisht të dëmtuarit, Enver Berisha, i është rrëmbyer arma nga Faton Lushtaku.

Gjatë seancës ku ka kërkesa për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarve, është thënë se arma e rrëmbyer është dorëzuar nga Nuredin Lushtaku tek Bekim Jashari.

Ky i fundit e kishte dorëzuar armën në polici.

Portali Dukagjini ka tentuar të kontaktojë me Jasharin, por i njëjti nuk ka qenë i qasshëm.

Lidhur me këtë, Portali Dukagjini u ka dërguar pyetje edhe Policisë së Kosovës se a është intervistuar Jashari, dhe se arma e dorëzuar a ishte e mbështjellur apo e prekur nga duart e tij, por deri në këto momente Portali Dukagjini nuk ka pranuar përgjigje.

Pas raportimit se ish-gjenerali dhe njëherësh ish-nënkryetari i komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, është përfshirë në një përleshje me dy policë të cilët të shtunën e dy korrikut kanë mbetur të plagosur, RTV Dukagjini jep detaje ekskluzive nga seanca ku ka kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Detaje ekskluzive, kërkesa për caktim të paraburgimit sqaron se si ndodhi incidenti

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika