Plagosja në Prishtinë, ende nuk ka të arrestuar
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë. Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima tashmë është dërguar në QKUK. “Rr. Shkupit, Prishtinë 14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima […]
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë pas mesnate në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të policisë, viktima tashmë është dërguar në QKUK.
“Rr. Shkupit, Prishtinë 14.02.2025 – 00:19. Është raportuar se viktima mashkull kosovar, për shkaqe ende të panjohura ishte plagosur me armë zjarri nga personi – i dyshuari ende i panjohur. Viktima është dërguar në QKUK”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore, është njoftuar prokurori, rasti vazhdon të hetohet./















