Plagosja në veri, suspendohen katër zyrtarë policorë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka suspenduar një polic, i cili dyshohet se është përfshirë në plagosjen e një personi në veri të hënën. Po ashtu, janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë policorë të mundshëm të përfshirë në këtë rast

Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me rastin e ndodhur në orët e vona të së hënës në veri të vendit, ku nga arma e zjarrit ishte plagosur një person. Policia ka bërë të ditur se ka suspenduar një zyrtar policor, i cili dyshohet se është përfshirë në këtë rast.

Kjo pasi policia ka thënë se është arritur të sigurohen dëshmi, të cilat tregojnë dyshimet për përfshirje të mundshme të tij.

Përveç ndaj tij, janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë policorë të mundshëm të përfshirë në këtë rast.

“Bazuar në informacionet dhe dëshmitë e siguruara janë marrë masa të suspendimit ndaj zyrtarit policor, pasi i njëjti nuk kishte raportuar lidhur me rastin dhe për përfshirjen e tij në rast, nga ku PK-ja kishte lëshuar njoftim se nuk ka qenë e përfshirë në shkëmbim apo gjuajtje me armë zjarri. Po ashtu janë marrë masa të suspendimit edhe ndaj tre zyrtarëve të tjerë të mundshëm të përfshirë në rast”, thuhet në njoftim.

Në lidhje me këtë rast, Policia e Kosovës kishte sqaruar se nuk ka qenë e përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit të zjarrit apo “të gjuajtjes me armë zjarri ndaj asnjë grupi apo personi të caktuar”.

Raportimet e mediave serbe të cilat thonin se Policia e Kosovës është e përfshirë, sipas tyre nuk ishin të vërteta.

“Andaj edhe shkrimet, apo pyetjet e adresuara Policisë së Kosovës nga disa mediume serbe, se kinse Policia e Kosovës është përfshirë, apo në formën e pyetjes se a është përfshirë në gjuajtje me armë dhe plagosje të një personi te ura e Bistricë në komunë të Leposaviqit, ju informojmë dhe njëherit ritheksojmë se Policia e Kosovës, nuk është përfshirë në asnjë rast të shkëmbimit apo gjuajtjes me armë zjarri, në asnjë lokacion në veri të Kosovës, përfshirë edhe lokacionin e apostrofuar”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, ky rast ishte në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, ku ishte cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Në raport theksohej se i plagosuri tashmë gjendej jashtë rrezikut për jetë.

Sipas raportit, ai ishte plagosur nga persona të cilët ende nuk janë identifikuar.

“Viktima mashkull kosovar është duke u trajtuar në spitalin e Mitrovicës  veri , pasi që i njëjti është plagosur me armë zjarri nga person-a ende të paidentifikuar. I njëjti gjendet jashtë rrezikut për jetë, është njoftuar prokurori dhe rast është në procedurë hetimore”, thuhej në raport.

Plagosja në veri cilësohet si “vrasje në tentativë”

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika