Plagosje aksidentale në Pejë
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Dukagjinin.com, e konfirmuar se një person ka plagosur në këmbën e djathtë aksidentalisht shokun e tij, sot, në qytetin e Pejës. “Sot rreth orës 8:00, policia nga spitali rajonal i Pejës, emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma […]
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, për Dukagjinin.com, e konfirmuar se një person ka plagosur në këmbën e djathtë aksidentalisht shokun e tij, sot, në qytetin e Pejës.
“Sot rreth orës 8:00, policia nga spitali rajonal i Pejës, emergjenca e spitalit është njoftuar se kanë pranuar një person të plagosur nga arma e zjarrit”.
“Menjëherë ju kanë përgjigjur rastit, viktima është plagosur në këmbën e djathtë, personeli mjekësor ka intervenuar dhe është i ndalur në spital për tretman mjekësor”.
“I dyshuari i rastit është vetëparaqitur në stacionin policor dhe e ka sjellë dhe dorëzuar armën, me të cilën, është kryer vepra. Sipas viktimës dhe të dyshuarit të cilët janë shokë në mes vete, plagosja ka ndodhur aksidentalisht në vendin e punës ku ata punojnë”.
“Në vendin e ngjarjes është gjetur gëzhoja e armës dhe është konfiskuar arma. I dyshuari është intervistuar nga njësiti i hetimeve, dhe me urdhër të prokurorit lirohet në procedurë të rregullt“, ka thënë Gashi për Portalin Dukagjini.
Gashi ka përfunduar duke bërë të ditur se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.















